HomeAtdheuPolicia shpërndan protestuesit, nis pastrimi i Bulevardit në Tiranë

Policia shpërndan protestuesit, nis pastrimi i Bulevardit në Tiranë

-

Pas orë të tëra përplasjeje në ditën e 12-të të protestave në Tiranë, gjendja në terren duket se është qetësuar. Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë të mundur largimin e turmës që ushtronte akte dëmtuese përgjatë akseve kryesore.

Sipas pamjeve nga terreni, në vendngjarjet ku u zhvilluan përplasjet kryesore janë pothuajse plotësisht të lira dhe bëhet me dije se momentalisht rrugët e Tiranës janë të boshatisura prej protestuesve.

Paralelisht me normalizimin e qarkullimit, ka nisur puna për skanimin e dëmeve të shkaktuara në hapësirat publike. Veçanërisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi nga gurët dhe sendet e tjera të forta të hedhura gjatë protestave.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka arrestuar disa protestues pas akteve vandale në kryeqytet./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ANTOLOGJIA MAROKENE HAP DYERT PËR POEZINË E DASHNIM HEBIBIT – KUR...

0
Përgatiti: Besnik H. Luma Nga Zvicra drejt Marokut dhe kontinenteve të tjera, krijimtaria e PhD. Dashnim Hebibit po bëhet pjesë e një udhëtimi letrar ndërkombëtar....