HomeDiasporaMaqedonia e Veriut kërkon partneritet më të thellë me Gjermaninë për modernizimin...

Maqedonia e Veriut kërkon partneritet më të thellë me Gjermaninë për modernizimin e shëndetësisë

-

BERLIN, 09 tetor 2026– Ministri i Shëndetësisë, Sashо Klekovski, siç mëson half24.ch mori pjesë në panelin ministror të nivelit të lartë në Forumin e 9-të Gjermano-Evropianolindor të Shëndetësisë në Berlin, një ngjarje zyrtare shoqëruese e Samitit Botëror të Shëndetësisë (World Health Summit). Gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Klekovski u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela.

Në panelin e organizuar nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss) dhe Aleanca Gjermane e Shëndetësisë (GHA), ku morën pjesë edhe ministrat e Shëndetësisë së Gjeorgjisë dhe Armenisë, ministri Klekovski paraqiti sfidat dhe rezultatet e shëndetësisë në RMV.

Fokusi te digjitalizimi dhe investimet strategjike:

• Digjitalizimi prej 50 milionë eurosh: Prezantimi i strategjisë së re për periudhën 2027–2031, e hartuar me mbështetjen e BE-së.

• Prokurimi i përbashkët i barnave: Rrjetëzimi rajonal për sigurimin e barnave inovative dhe shfrytëzimi i programit EU4Health.

• Mjekët si urë lidhëse: „Kompanitë gjermane janë investitorë kyç në vendin tonë.

Tani duam që ky bashkëpunim të arrijë edhe në shëndetësi, ku mjekët tanë në Gjermani mund të jenë një urë e vërtetë mes dy vendeve“, deklaroi Klekovski.

Takimet me gjigantët e industrisë dhe ekspertët ndërkombëtarë:

Në margjinat e Forumit, ministri Klekovski dhe ambasadori Sela zhvilluan takime të rëndësishme dypalëshe:

1. Siemens Healthineers: Për modernizimin e pajisjeve mjekësore dhe të diagnostikimit.

2. KPMG: Për reformat dhe procesin e digjitalizimit në shëndetësi.

3. Spitali Universitar “Charité” (Berlin): Për thellimin e bashkëpunimit në trajtimin e fëmijëve me fibrozë cistike dhe edukimin e kuadrove mjekësore.

4. Prof. Patrick Jeurissen: Këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë së Holandës, me të cilin u diskutua për financimin e qëndrueshëm të sistemit shëndetësor, njofton Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbrëmje e hidhur për Shaqirin dhe Baselin, Luzerni triumfon në “shtëpinë”...

0
Baseli zhgënjen tifozët e vet dhe pëson humbje 0:2. Kapiteni Xherdan Shaqiri luajti vetëm 45 minuta, ndërsa Luzerni arkëtoi tri pikë të rëndësishme. Baseli dhe...