HomeAtdheuKurti mandatohet nga Osmani, seanca pritet të mbahet së shpejti

Kurti mandatohet nga Osmani, seanca pritet të mbahet së shpejti

-

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Dekreti për mandatim i është dorëzuar Kurtit nga shefja e shtetit para pak minutash.

Me marrjen e mandatit Kurti është larguar nga Zyra e Presidentes në drejtim të sallës së Kuvendit.

Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 3 pritet të mbahet sonte.

Postim i plotë:

Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara! 
/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përfundon vizita katërditore e Jakup Krasniqit në Kosovë, ish-kryeparlamentari kthehet në...

0
Pas katër ditësh qëndrimi pranë familjes në Prishtinë, Jakup Krasniqi është nisur drejt Hagës, ndërsa vizita e tij humanitare përfundoi më herët se sa...