HomeSportiKonfirmohet dëmtimi i Ismajlit, mbrojtësi humbet ndeshjen e radhës në kampionat

Konfirmohet dëmtimi i Ismajlit, mbrojtësi humbet ndeshjen e radhës në kampionat

-

Ardian Ismajli u grumbullua nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit kundër Anglisë dhe Andorrës, por mbrojtësi kuqezi nuk luajti asnjë minutë për shkak të një shqetësimi muskulor.

Mbrojtësi është kthyer në Itali dhe ka kryer të tjera testime te skuadra e Empolit, që konfirmojnë dëmtimin e tij.

“Klubi i futbollit Empoli njofton se testet e bëra te futbollisti Ardian Ismajli, pas shqetësimit muskulor të pësuar me kombëtaren e tij, kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoris të kofshës së djathtë. Sportisti tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor italian”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan, që do të humbasë lojtarin shqiptar në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit, njofton rtsh.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbrëmje e hidhur për Shaqirin dhe Baselin, Luzerni triumfon në “shtëpinë”...

0
Baseli zhgënjen tifozët e vet dhe pëson humbje 0:2. Kapiteni Xherdan Shaqiri luajti vetëm 45 minuta, ndërsa Luzerni arkëtoi tri pikë të rëndësishme. Baseli dhe...