HomeAktualitetiKëshilli i Evropës heq nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për...

Këshilli i Evropës heq nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special

-

Kërkesa e Kosovës për status të mysafirit, është tërhequr nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kërkesa e Kosovës ishte paraparë të shqyrtohej në agjendën e takimit të sotëm, por u tërhoq në nisje të seancës. Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për Telegrafin nga Këshilli i Evropës.

“Në hapjen e mbledhjes së tij sot në Paris, Komiteti për Politikë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, vendosi të heqë nga rendi i ditës pikën numër 5: “Kërkesa për statusin e mysafirit special nga Kuvendi i Kosovës*”, thuhet në përgjigje.Asambleja Parlamentare mund t’i japë statusin e mysafirit të veçantë parlamenteve kombëtare të vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare, por të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarët e delegacionit të mysafirit special mund të ulën në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi eventual në këtë organizatë do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit, njofton telegrafi.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Britania dhe BE-ja drejt marrëveshjes për lëvizjen e të rinjve: 100...

0
Të rinjtë europianë mund të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa të rinjtë britanikë do të kenë mundësi të ngjashme në...