HomeKrijimtariEra nuk m’i mori fjalët

Era nuk m’i mori fjalët

-

Nga Prof.Dr. Xhavit LIPAJ, Zvicër

Se nuk ishin zë,

as nxehtësi.

Nuk kërkonin strehë

në vesh, as në kujtesë.

Ishin qëndrime pa qëllim,

njësi të ftohta,

të vendosura

jashtë kuptimit.

Si gurë, që bien

pa arsye,

pa kujtesë të rënies.

Era u përpoq

t’i zhvendosë.

Por ajo që nuk ka drejtim

nuk largohet.

Këto nuk ishin fjalë.

Ishin gjendje të qenies

në kalim, pa kërkesë

për t’u kuptuar.

Në fund mbeti vetëm fakti:

diçka që nuk u mor,

jo se u ruajt, por se nuk i përkiste

as zhdukjes.

Vetë kështu …

Janar, 2026

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SULEJMANI: RUAJTJA E GJUHËS SHQIPE DHE MBËSHTETJA E SHKOLLAVE NË MËRGATË...

0
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare në Shkup, kushtuar gjendjes së teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut. Në fokus...