HomeAtdheuDy kompani amerikane garojnë për projektin e baterive energjetike në Kosovë

Dy kompani amerikane garojnë për projektin e baterive energjetike në Kosovë

-

Dy kompani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar ofertat për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive për ruajtjen e energjisë në Kosovë, një prej projekteve më të rëndësishme të planifikuara për sektorin energjetik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se ofertat tashmë janë paraqitur dhe se në fazën e ardhshme pritet të nisë procesi i vlerësimit të tyre. Sipas ministres, synimi është që punimet për realizimin e projektit të nisin gjatë vitit të ardhshëm, duke e cilësuar këtë investim si një prej projekteve më të mëdha në sektorin e energjisë në Kosovë gjatë dekadave të fundit.

“Po i afrohemi realizimit të një prej investimeve më të mëdha në sektorin e energjisë në dekadat e fundit”, deklaroi Rizvanolli.

Bateri me kapacitet 340 MWh

Sistemi i planifikuar i ruajtjes së energjisë do të ketë një kapacitet prej 340 MWh dhe parashihet të ndërtohet në dy lokacione në Kosovë, në Istog dhe Ferizaj. Projekti synon të rrisë kapacitetet e Kosovës për ruajtjen e energjisë dhe të kontribuojë në një sistem energjetik më fleksibil e më të qëndrueshëm. Ruajtja e energjisë përmes baterive mundëson që energjia e prodhuar të depozitohet dhe të përdoret në momente kur kërkesa është më e lartë ose kur prodhimi nga burimet e ndryshme është më i ulët.

Investim prej 236.7 milionë dollarësh

Projekti është pjesë e Programit Kompakt, me vlerë totale prej 236.7 milionë dollarësh, i financuar përmes bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Millennium Challenge Corporation (MCC), dhe Qeverisë së Kosovës. Rizvanolli ka shprehur mirënjohje për partnerët amerikanë, MCC-në dhe ekipin e MCA-Kosovës për mbështetjen në realizimin e projektit. Sipas ministres, investimi pritet të ketë rëndësi të veçantë për forcimin e sigurisë energjetike të vendit. “Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike të Kosovës”, tha Rizvanolli. Tashmë, me dorëzimin e ofertave nga dy kompanitë amerikane, procesi hyn në fazën e vlerësimit. Pas përfundimit të procedurave përzgjedhëse, pritet të përcaktohet kompania që do të angazhohet për projektimin dhe ndërtimin e sistemit të baterive. Projekti shihet si një komponent i rëndësishëm i përpjekjeve për modernizimin e sektorit energjetik të Kosovës dhe për krijimin e kapaciteteve më të mëdha për menaxhimin dhe ruajtjen e energjisë, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Britania dhe BE-ja drejt marrëveshjes për lëvizjen e të rinjve: 100...

0
Të rinjtë europianë mund të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa të rinjtë britanikë do të kenë mundësi të ngjashme në...