HomeAtdheuBerisha në CDI: Shqipëria, narkoshteti i parë në Evropë

Berisha në CDI: Shqipëria, narkoshteti i parë në Evropë

-

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sot në një sesion ndërkombëtar, duke përshëndetur mbështetjen e CDI-së, organizatës ndërkombëtare të partive, për përpjekjet e tij kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Berisha e ka cilësuar Shqipërinë si “shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Evropë”, duke vlerësuar qendrimin e CDI-së si një ndihmë të çmuar në luftën kundër këtij fenomeni.

Ai ka theksuar se lufta kundër drogës dhe korrupsionit në vend është e vështirë, por mbështetja ndërkombëtare është një motiv shtesë.

Gjithashtu, Berisha ka kritikuar aleancën e Edi Ramës me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, duke përmendur se kur kryeministri i kërkoi Sanchez të mos jepte dorëheqjen, ai vetë ishte i përfshirë në korrupsione të mëdha.

Kryedemokrati e ka cilësuar këtë aleancë si problem serioz për vendet e Ballkanit dhe demokracinë në Europë, duke paralajmëruar se ndikimi dhe censura që shkakton mund të dëmtojnë proceset demokratike, transmeton oranews.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

VJENA KREMTARE E LETËRSISË SHQIPE: 15 VJET KRIJIMTARI, PËRKUSHTIMI DHE RUAJTJEJE...

0
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” shënon jubileun e 15-vjetorit të themelimit me një mbrëmje të veçantë letrare, kushtuar Pavarësisë...