Winterthur – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “TROJET” Winterthur i ka përcjellë një telegram urimi Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, me rastin e njohjes së tij zyrtare në këtë detyrë.

Në telegram, kryetari Zeqë Gashi, në emër të Kryesisë, artistëve dhe të gjithë anëtarëve të Ansamblit, shpreh urimet për detyrën e re dhe vlerëson bashkëpunimin e Berishës me komunitetin shqiptar dhe veprimtarinë kulturore në Zvicër.

T E L E G R A M U R I M I
I nderuar z. Vigan Berisha,
Në emër të Kryesisë, artistëve dhe të gjithë anëtarëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “TROJET” Winterthur, ju përcjellim urimet tona më të përzemërta me rastin e njohjes suaj zyrtare si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih.

Kjo është një përgjegjësi e rëndësishme për përfaqësimin e Kosovës në Zvicër dhe një ngjarje me rëndësi të veçantë për mërgatën shqiptare. Për ne, si Ansambël “TROJET”, ruajtja e gjuhës, këngës, vallës dhe trashëgimisë kulturore është një mision i rëndësishëm për lidhjen e brezave të rinj me rrënjët dhe identitetin e tyre.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe respektin tuaj ndaj komunitetit shqiptar dhe veprimtarisë kulturore në Zvicër, ju urojmë që edhe në këtë detyrë të lartë të vazhdoni të jeni një urë e rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës, mërgatës dhe institucioneve zvicerane.

Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në detyrën tuaj të re!

Urime detyra e Konsullit të Përgjithshëm!
Në shërbim të Republikës, mërgatës dhe ruajtjes së vlerave tona kombëtare e kulturore.

Me respekt dhe mirënjohje,

Zeqë Gashi
Kryetar
Në emër të Kryesisë dhe anëtarëve të
Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “TROJET” Winterthur










































