HomeAtdheuAbdixhiku: Emrat për presidentin janë në përputhje me parimet e dakorduara

Abdixhiku: Emrat për presidentin janë në përputhje me parimet e dakorduara

-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si një “hap përpara” takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Pas takimit, Abdixhiku bëri të ditur se gjatë bisedimeve janë diskutuar disa emra për postin e presidentit, por nuk dha detaje konkrete rreth tyre. Sipas tij, emrat e prezantuar janë në përputhje, në shkallë të ndryshme, me parimet për të cilat palët kanë diskutuar dhe janë pajtuar më herët.

“Në tërësinë e emrave të prezantuar mund të them se të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, janë në vijë me parimet e dakorduara deri më tani dhe në këtë drejtim, lë të themi se ky është një hap përpara”, deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se procesi nuk ka përfunduar dhe se takimet ndërmjet palëve do të vazhdojnë, me synimin që të arrihet një marrëveshje për përzgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Republikës së Kosovës.

“Nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të përzgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, u shpreh kreu i LDK-së.

LDK-ja kërkon qartësi për çështjen e Kuvendit

Abdixhiku foli edhe për situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se LDK-ja vazhdon të ketë paqartësi lidhur me aspektet kushtetuese të procesit.

Sipas tij, LDK-ja nuk mund të marrë përsipër as konstituimin e Kuvendit dhe as thirrjen e seancës, por në rrethanat aktuale mund të luajë rol në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit.

“LDK-ja është garancë institucionale. LDK-ja as nuk e konstituon Kuvendin vetvetiu, as nuk e thërret seancën e Kuvendit. Për LDK-në jemi në paqartësi të thella kushtetuese. Gjëja e vetme që mund ta bëjë është që të jetë e arsyeshme për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Abdixhiku.

Ai insistoi se qëndrimi i LDK-së në negociata do të mbështetet në identitetin dhe parimet politike të partisë, duke nënvizuar se kjo parti do të vazhdojë të veprojë në përputhje me bindjet e saj.

“LDK-ja është e LDK-së, mësohuni me një LDK të tillë. Dhe LDK-ja në këto diskutime flet me bindje të plotë për atë që përfaqëson historikisht 37 vjet”, tha Abdixhiku.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Pas këtij takimi, palët pritet të rikthehen sërish në tryezën e bisedimeve, në përpjekje për të gjetur një dakordim që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ANTOLOGJIA MAROKENE HAP DYERT PËR POEZINË E DASHNIM HEBIBIT – KUR...

0
Përgatiti: Besnik H. Luma Nga Zvicra drejt Marokut dhe kontinenteve të tjera, krijimtaria e PhD. Dashnim Hebibit po bëhet pjesë e një udhëtimi letrar ndërkombëtar....