HomeAtdheuA do të ketë koalicion me LDK-në? - Flet për herë të...

A do të ketë koalicion me LDK-në? – Flet për herë të parë Albin Kurti

-

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve. I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me LDK-në, Kurti tha se komunikimi me partitë politike do të nisë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimin menjëherë”, deklaroi ai.

Kjo vjen pasi zyrtarë të LDK-së kanë shprehur gatishmëri për diskutime rreth një bashkëpunimi të mundshëm për formimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, Kurti nuk dha detaje të tjera lidhur me formatin e mundshëm të bashkëpunimit, duke lënë të hapur çështjen e negociatave pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!

0
Nga Jusuf BUXHOVI -Politika hegjemoniste serbe e Beogradit vazhdon të operojë me nocionin “tokat serbe”, duke iu referuar të ashtuquajturit "shtet mesjetar serb i Dushanit",...