HomeAtdheuKurti: Kompania franceze fiton ankandin për 98 MW energji nga era, investimi...

Kurti: Kompania franceze fiton ankandin për 98 MW energji nga era, investimi kap 150 milionë euro

-

Kompania franceze AKUO Energy SAS është shpallur fituese e ankandit të Ministrisë së Ekonomisë për prodhimin e energjisë nga era, me kapacitet prej 98 megavatësh (MW) dhe çmim prej 75.94 eurosh për megavat-orë (MWh). Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili ka njoftuar se projekti pritet të sjellë rreth 150 milionë euro investime në Kosovë.

Kurti ka theksuar se ky është një tjetër hap drejt rritjes së kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe uljes së varësisë nga importi.

Ai ka përmendur edhe projektet e tjera energjetike, përfshirë parkun e erës prej 70 MW në Zatriq dhe parkun solar prej 105 MW në Kramovik/Guri i Kuq, ndërtimi i të cilit ka nisur. “Pas përfundimit të parkut të erës 70 MW në Zatriq dhe fillimit të ndërtimit të parkut solar 105 MW në Kramovik/Guri i Kuq, tani po mbyllet kontrata për edhe 98 MW nga era. Më shumë prodhim vendor me çmim të favorshëm për qytetarët do të thotë më pak varësi nga importi”, ka deklaruar Kurti. Kryeministri ka uruar kompaninë fituese, AKUO Energy SAS, ndërsa ka falënderuar ekipin e Ministrisë së Ekonomisë për udhëheqjen e procesit, me IFC-në në rolin e këshilltarit të transaksionit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

I jap fuqi shpirtit

0
Nga Zize PEPSHI, Zvicër Dallgë në shpirt e flakë në zemër, Sikur dielli mbi kokë të prushon, Marrë e kisha udhën në dritë të hënës, Që t'i puth...