HomeAtdheuPresidentja e Kosovës merr pjesë në darkën joformale të organizuar nga homologja...

Presidentja e Kosovës merr pjesë në darkën joformale të organizuar nga homologja e saj maqedonase

-

Presidentja e Kosovës, Justina Pula, ka marrë pjesë në një darkë joformale të organizuar nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të takimit me presidentët e shteteve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Sipas Mickoskit, darka ishte një mundësi për shkëmbimin e mendimeve mbi çështje me rëndësi për rajonin, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane.

Kryeministri maqedonas ka vënë në pah rëndësinë e dialogut, besimit të ndërsjellë dhe angazhimit të përbashkët, duke i cilësuar ato si elemente thelbësore për ndërtimin e një rajoni më stabil, më prosperues dhe me orientim të qartë evropian.

Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit Brdo-Brioni, një nismë rajonale që synon forcimin e bashkëpunimit politik dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të rajonit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

I jap fuqi shpirtit

0
Nga Zize PEPSHI, Zvicër Dallgë në shpirt e flakë në zemër, Sikur dielli mbi kokë të prushon, Marrë e kisha udhën në dritë të hënës, Që t'i puth...