HomeArsimiHISTORI NË AKADEMINË E SHKENCAVE: PËR HERË TË PARË, SHQIPJA JEHON NGA...

HISTORI NË AKADEMINË E SHKENCAVE: PËR HERË TË PARË, SHQIPJA JEHON NGA TRIBUNA E SAJ!

-

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot mori pjesë në debatin publik të organizuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, kushtuar Kodit të ri Penal, duke shënuar një moment të veçantë në historinë institucionale të vendit.

Për herë të parë në historinë 60-vjeçare të Akademisë, nga tribuna e saj u mbajt një fjalim në gjuhën shqipe nga Ministri i Drejtësisë.

Ky nuk ishte thjesht një moment protokollar dhe as një gjest simbolik. Ishte një moment me peshë institucionale, që dëshmon se realiteti shumëgjuhësor i shtetit duhet të reflektohet edhe në institucionet më të larta shkencore dhe akademike.

Shqipja nuk është mysafire në institucionet e këtij shteti. Ajo nuk ka nevojë për ftesë për të qenë e pranishme aty ku i takon. Ajo është pjesë e realitetit kushtetues, shoqëror dhe institucional të vendit.

Përveç këtij momenti historik, ministri Shasivari në debat trajtoi edhe rëndësinë e Kodit të ri Penal si një nga reformat thelbësore për modernizimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e sigurisë juridike dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane.

Ky është kuptimi i barazisë në praktikë: jo vetëm të drejtat të garantohen në letër, por ato të marrin jetë në çdo institucion, në çdo nivel dhe në çdo tribunë ku ndërtohet e ardhmja e shtetit.

Për 60 vjet, kjo tribunë nuk e kishte dëgjuar fjalën shqipe në këtë nivel institucional. Sot, ajo u dëgjua. Dhe ky është një kapitull i ri në historinë e saj, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

I jap fuqi shpirtit

0
Nga Zize PEPSHI, Zvicër Dallgë në shpirt e flakë në zemër, Sikur dielli mbi kokë të prushon, Marrë e kisha udhën në dritë të hënës, Që t'i puth...