Nga Zize PEPSHI, Zvicër
Dallgë në shpirt e flakë në zemër,
Sikur dielli mbi kokë të prushon,
Marrë e kisha udhën në dritë të hënës,
Që t’i puth ata sy,
Ta shuaj zjarrin që moti më vëlon.
E ti, kur të mërzitesh, nisu, merr udhë,
Edhe nëse këmba-këmbës ia zë rrugës,
Largoje atë lodhje, mos të bëhet mur!
I jap fuqi shpirtit,
Mos ta këpus nisjen tënde, mos ta shitoj udhën.









