HomeKultura"Kosova e Kadaresë” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

“Kosova e Kadaresë” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

-

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u hap ekspozita “Kosova e Kadaresë”, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri-Kosovë 2026 dhe me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Ekspozita, e cila sjell në vëmendje lidhjen e veçantë të shkrimtarit me Kosovën, është realizuar në bashkëpunim mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Shtëpisë Studio Kadare dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të institucioneve kulturore nga Shqipëria dhe Kosova, studiues, botues dhe familjarë të shkrimtarit, gruaja e shkrimtarit Helena Kadare dhe e bija Besiana Kadare. Ata u drejtuan me një fjalë rasti dhe shprehën mirënjohjen e tyre për realizimin e kësaj ekspozite.

Kjo ekspozitë është një dëshmi e lidhjes së fortë kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe një mundësi për të njohur më nga afër vendin që Kosova zë në jetën dhe veprën e Ismail Kadaresë.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, sheshi “Skënderbej”, Tiranë


Ekspozita do të jetë e hapur deri më 6 dhjetor 2026, çdo ditë nga ora 09:00 deri në 19:00.

Ju ftojmë ta vizitoni! /BK

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime mbi Ligjin për Specialen:...

0
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të zhvilluar konsultime me Kosovën...