HomeAtdheuÇitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime mbi Ligjin për Specialen: Kosova...

Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime mbi Ligjin për Specialen: Kosova është e gatshme

-

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të zhvilluar konsultime me Kosovën lidhur me procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Çitaku e ka cilësuar këtë zhvillim si një lajm të mirë, ndërsa u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që të marrin pjesë në konsultimet e parapara për ditën e nesërme.

Ajo ka theksuar se pala kosovare është e gatshme të nisë këtë proces dhe të diskutojë me partnerët evropianë për ndryshimet e mundshme ligjore.

“E mirëpres gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u konsultuar me ne në procesin e amendamentimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ky është një lajm i mirë. I ftoj që nesër të vijnë në konsultime. Ne jemi gati”, ka shkruar Çitaku.

Më tej, ajo ka nënvizuar se në qendër të këtij procesi duhet të jetë garantimi i drejtësisë dhe zhvillimi i një procesi të paanshëm, në përputhje me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Sipas Çitakut, drejtësia duhet të mbetet një parim që bashkon Kosovën dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian.

“Besoj se thirrja për drejtësi na bashkon. Edhe me Bashkimin Evropian”, përfundon reagimi i saj.

Deklarata e Çitakut vjen në kuadër të diskutimeve për ndryshimet e mundshme në kuadrin ligjor që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, një çështje me rëndësi për institucionet dhe skenën politike në vend, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në prag të 28 Nëntorit, nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër...

0
Përgatiti: Dashnim HEBIBI Atmosfera festive e 28 Nëntorit ka mbërritur edhe në shkollat shqipe në Zvicër, ku fëmijët po përgatiten të kremtojnë Ditën e Pavarësisë...