Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, ku në fokus kanë qenë hapat e mëtejshëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Ky takim bëri bashkë komunitetin e biznesit dhe përfaqësues të lartë institucionalë shqiptare e amerikane në vendin tonë.
Sipas një njoftimi nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ambasadori kërkoi që të krijohen kushte të barabarta konkurrence, të vendosen lidhje mes kompanive amerikane dhe atyre shqiptare dhe të investohet te gjenerata e re e Shqipërisë, transmeton euronewsal.
Postimi i plotë:









