HomeDiaspora“Shqipëria në sytë e Bajronit”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore prezanton...

“Shqipëria në sytë e Bajronit”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore prezanton traditën shqiptare në Edinburg

-

Kultura dhe traditat shqiptare udhëtuan drejt Skocisë përmes muzikës, këngëve dhe valleve popullore. Për herë të parë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore u ngjit në një skenë skoceze, me koncertin artistik “Shqipëria në sytë e Bajronit”, duke sjellë një pjesë të identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare për publikun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Në sallën historike Assembly Rooms në Edinburg, artistët shqiptarë dhuruan një mbrëmje të veçantë artistike, ku këngët tradicionale, vallet karakteristike dhe kostumet popullore u ndërthurën me historinë dhe figurën e poetit të njohur anglez, Lord Bajron.

Një dimension të veçantë koncertit i dha pikërisht historia e lidhjes së Bajronit me Shqipërinë, e cila u soll në skenë përmes interpretimit të aktorit Robert Wilton. Përmes këtij interpretimi, publiku pati mundësinë të njihte më nga afër raportin e poetit me vendin tonë, duke ndërthurur trashëgiminë historike me artin skenik.

Pas këtij projekti qëndron një punë e gjatë artistike dhe organizative, ku valltarët dhe artistët e ansamblit sollën veçoritë e trevave të ndryshme shqiptare, ritmet tradicionale dhe lëvizjet karakteristike që përbëjnë pasurinë e folklorit kombëtar.

Për artistët, kjo paraqitje në Edinburg përbënte një tjetër mundësi të rëndësishme për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, ndërsa duartrokitjet e publikut në përfundim të shfaqjes dëshmuan interesin për traditat dhe artin shqiptar.

Nisma u realizua nga organizata Empowered Women of Diaspora, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Pas suksesit të prezantimit në Londër, ndalesa në Edinburg shënon një tjetër hap në promovimin e Shqipërisë përmes artit dhe trashëgimisë kulturore. Një mbrëmje që dëshmoi se muzika, kënga dhe vallja shqiptare kapërcejnë kufijtë dhe mbeten një gjuhë universale që bashkon kultura dhe popuj të ndryshëm, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Kosova e Kadaresë” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë

0
Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u hap ekspozita “Kosova e Kadaresë”, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri-Kosovë 2026 dhe me rastin e 90-vjetorit...