HomeDiasporaAli Ahmeti takon mërgatën shqiptare në Zvicër, vlerëson kontributin e afaristëve dhe...

Ali Ahmeti takon mërgatën shqiptare në Zvicër, vlerëson kontributin e afaristëve dhe profesionistëve shqiptarë

-

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, po qëndron në Zvicër, ku pritet të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 28 Nëntorit, në mesin e mërgatës shqiptare. Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, siç mëson HALF24.ch Ahmeti ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare, kryesisht afaristë, biznesmenë, profesionistë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme. Në një postim lidhur me takimin, Ahmeti e ka cilësuar atë si një mundësi të veçantë për të dëgjuar nga afër për arritjet e bashkatdhetarëve dhe kontributin e tyre në promovimin e vlerave kombëtare, si dhe në fushat e arsimit, shkencës, ekonomisë dhe biznesit. Ai ka bërë të ditur se gjatë bashkëbisedimit është diskutuar për rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë, transferimin e dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe mundësitë për investime në vendlindje.

Ahmeti ka vlerësuar lart rolin e mërgatës, duke e cilësuar atë si një pasuri të çmuar kombëtare dhe një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Në fund të mesazhit të tij, lideri i BDI-së ka shprehur krenarinë për arritjet e bashkatdhetarëve shqiptarë në Zvicër. /HALF24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sindikata zvicerane paralajmëron: Mbi 10 mijë vende pune në UBS mund...

0
Shoqata Zvicerane e Punonjësve të Bankave (SBPV) ka paralajmëruar se më shumë se 10 mijë vende pune në Zvicër mund të rrezikohen në rast...