Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë organizon një aktivitet akademik, kushtuar trajtimit juridik dhe institucional të korrupsionit në sektorin publik.
Përmes diskutimit profesional dhe shkëmbimit të perspektivave akademike e praktike, do të trajtohen çështje thelbësore që lidhen me:
Sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve (Whistleblowing);
Hetimin dhe sigurimin e provave;
Përgjegjësinë dhe llogaridhënien institucionale;
Parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e integritetit.
Data: 9 dhjetor 2026
Ora: 11:00
Vendi: Fakulteti Juridik, Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë.
Lufta kundër korrupsionit kërkon institucione të përgjegjshme, mekanizma efektivë të kontrollit dhe qytetarë të vetëdijshëm për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.
Integriteti nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe detyrim qytetar. Transparenca, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit janë themelet e një shoqërie të drejtë.
Së bashku për drejtësi, integritet dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit! /UHZ, përcjell HALF24.ch










































