HomeEKSKLUZIVEUshtria amerikane: I bëmë mbi 8 mijë fluturime mbi Iran

Ushtria amerikane: I bëmë mbi 8 mijë fluturime mbi Iran

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar se ndonjë avion i tyre luftarak është rrëzuar nga Irani. “Forcat e ShBA-së kanë realizuar mbi 8 mijë fluturime luftarake gjatë operacionit ‘Epic Fury’. As edhe një avion luftarak amerikan nuk është rrezuar nga Irani”, thuhet në një njoftim të Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane.

Ky reagim vjen pas raportimeve se regjimi iranian rrëzoi, një avion F-15 mbi qiellin e Republikës Islamike, së fundmi.

Teherani zyrtar kishte pretenduar se ka rrëzuar edhe një avion tjetër, rreth 10 ditë më parë, por Amerika doli me një deklaratë në të cilën pranoi se një fluturake e madhe i ishte rrëzuar, por jo nga sulmet “miqësore” e as “armiqësore”, por gjatë disa telasheve me mbushjen me kerozinë, në qiell, mbi Irak. Me këtë rast humbën jetën 6 amerikanë, pjesë e ekuipazhit të avionit që ra në tokën irakiane./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!

0
Nga Jusuf BUXHOVI -Politika hegjemoniste serbe e Beogradit vazhdon të operojë me nocionin “tokat serbe”, duke iu referuar të ashtuquajturit "shtet mesjetar serb i Dushanit",...