HomeDiasporaDiplomaci dhe bashkëpunim në një mbrëmje të veçantë në Gjermani

Diplomaci dhe bashkëpunim në një mbrëmje të veçantë në Gjermani

-

Siç ka raportuar agjencia e lajmeve half24.ch, mbrëmjen e kaluar në Gjermani u mbajt një ndejë e veçantë te familja Gashi që mblodhi diplomatë, shkencëtarë dhe afaristë shqiptarë në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese.

Në këtë takim mori pjesë edhe shefi i misionit konsullor të Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha i cili përmes disa fjalëve përshkroi rëndësinë e këtij organizimi dhe theksoi rolin e bashkëpunimit institucional në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe institucioneve shtetërore.

“Kisha kënaqësinë që me ftesë të mikut tim, z. Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bern, të marr pjesë në një darkë miqësore të organizuar nga familja e tij,” u shpreh ai.

Mbrëmja u zhvillua në frymë respekti, bashkëpunimi dhe komunikimi konstruktiv, duke reflektuar vlerat e përbashkëta dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale. E pranishme ishte edhe Sh.T.Z. Ermal Dredha, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Bern, si dhe personalitete të tjera nga fusha të ndryshme.

Në mesin e të ftuarve ishin mjekë, afaristë, publicistë, profesionistë të fushave të ndryshme, veteranë të luftës dhe veprimtarë të mërgatës, të cilët kontribuojnë vazhdimisht në avancimin e çështjeve kombëtare dhe në forcimin e lidhjeve mes vendeve ku jetojnë dhe atdheut.

Në përmbyllje të fjalës së tij, shefi i misionit konsullor shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të kësaj mbrëmjeje, duke theksuar se takime të tilla janë ura të rëndësishme bashkëpunimi dhe afrimi mes komunitetit shqiptar në Evropë, transmeton half24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!

0
Nga Jusuf BUXHOVI -Politika hegjemoniste serbe e Beogradit vazhdon të operojë me nocionin “tokat serbe”, duke iu referuar të ashtuquajturit "shtet mesjetar serb i Dushanit",...