HomeKultura“Mrekullitë e Arbërisë” sjellin trashëgiminë shqiptare në skenë

“Mrekullitë e Arbërisë” sjellin trashëgiminë shqiptare në skenë

-

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore solli për dy netë një spektakël të paharrueshëm, duke prezantuar thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare, të shpallura nga UNESCO si pasuri e njerëzimit.

Në skenën e TKOBAP, publiku pati mundësinë të shijojë një repertor të pasur nga muzika, vallja dhe traditat që përfaqësojnë identitetin e thellë të Arbërisë. Shfaqja “Mrekullitë e Arbërisë” përfshiu performanca të lahutës, hijeshinë e xhubletës dhe fuqinë e polifonisë shqiptare, duke ofruar emocione të rralla dhe një udhëtim autentik në rrënjët e kulturës shqiptare.

Dy netët e koncertit u shoqëruan me entuziazëm të madh nga publiku, i cili mbushi sallën dhe shprehu mirënjohjen ndaj artistëve për përkushtimin dhe energjinë e tyre. Pjesë të tjera të shfaqjes, që ndodhen në proces për t’u vlerësuar nga UNESCO, sollën një prekje të veçantë të trashëgimisë së pasur shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të saj në arenën ndërkombëtare.

Ky koncert ishte jo vetëm një festë e artit dhe traditës, por edhe një dëshmi e gjallë e pasurisë kulturore të Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, duke lidhur të kaluarën me të tashmen dhe duke ecur drejt njohjes globale të vlerave të saj unike, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!

0
Nga Jusuf BUXHOVI -Politika hegjemoniste serbe e Beogradit vazhdon të operojë me nocionin “tokat serbe”, duke iu referuar të ashtuquajturit "shtet mesjetar serb i Dushanit",...