HomeDiasporaPërfaqësimi i Kosovës në pritjen tradicionale të Vitit të Ri në Gjenevë

Përfaqësimi i Kosovës në pritjen tradicionale të Vitit të Ri në Gjenevë

-

Siç mëson half24.ch, udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, mori pjesë në pritjen tradicionale të Vitit të Ri, të organizuar nga Klubi Diplomatik i Gjenevës në ambientet e Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ngjarja mblodhi personalitete të larta diplomatike dhe institucionale, përfshirë përfaqësues të misioneve diplomatike, organizatave ndërkombëtare dhe autoriteteve zvicerane. Me këtë rast, u mbajtën fjalime zyrtare nga përfaqësues të Klubit Diplomatik të Gjenevës, Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë si dhe institucioneve vendore, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

Atmosfera festive u shoqërua me performancën e Orchestre des Nations, e cila i dha ngjarjes një dimension të veçantë kulturor dhe ceremonial.

Pjesëmarrja e znj. Kabashi në këtë pritje përbën një moment të rëndësishëm për dialogun diplomatik, rrjetëzimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe për promovimin e Republikës së Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme diplomatike në botë – Gjenevë, njofton Konsullata e Përgjithshme teRepublikës së Kosovës në Gjenevë. / half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“ZAKONIKU” I DUSHANIT – GURTHEMEL I MASHTRIMEVE TË HISTORIOGRAFISË SERBE!

0
Nga Jusuf BUXHOVI -Politika hegjemoniste serbe e Beogradit vazhdon të operojë me nocionin “tokat serbe”, duke iu referuar të ashtuquajturit "shtet mesjetar serb i Dushanit",...