HomeAtdheuDita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Thirrje për humanizëm e...

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Thirrje për humanizëm e përgjegjësi

-

Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson rëndësinë e impenjimit dhe të përgjegjësisë së përbashkët për mbrojtjen e dinjitetit të patjetërsueshëm njerëzor dhe të drejtat universale për të jetuar në paqe.

“Dita e Kujtesës duhet të shërbejë si një thirrje e ndërgjegjes kolektive për të mbrojtur me humanizëm dhe përgjegjësi të drejtën e të gjithëve për të jetuar me dinjitet dhe në paqe, sepse të gjithë i kemi parë pasojat e tmerrshme të urrejtjes etnike, racore, fetare dhe të antisemitizmit”, shkruan Begaj.

Në këtë mesazh, Presidenti vlerëson tolerancën dhe humanizmin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve përgjatë ditëve të errëta të nazizmit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në një prej makinerive më të tmerrshme kriminale kundër njerëzimit. Kjo ditë sjell në vëmendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar të popullit shqiptar, që gjatë Luftës së Dytë Botërore mikpriti në besë dhe mbrojti me dinjitet të gjithë hebrenjtë që u strehuan në vendin tonë për t’i shpëtuar shfarosjes naziste”, thekson Begaj, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SULEJMANI: RUAJTJA E GJUHËS SHQIPE DHE MBËSHTETJA E SHKOLLAVE NË MËRGATË...

0
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare në Shkup, kushtuar gjendjes së teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut. Në fokus...