HomeSportiNjë gol dhe tri asiste me Baselin, ndeshje spektakolare e Xherdan Shaqirit

Një gol dhe tri asiste me Baselin, ndeshje spektakolare e Xherdan Shaqirit

-

Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në shtëpi ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit zviceran.

Meritë për këtë fitore të gjigantit zviceran kishte padyshim Xherdan Shaqiri, i cili ishte autor i një goli, ndërsa dha edhe tre asiste.

Shaqiri golin e shënoi në minutën e 27-të për 2-0, teksa tri asistimet erdhën tek goli i tretë, katërt dhe i pestë që u shënuan në minutën e 30-të, 37-të dhe 56-të respektivisht.

Për këtë paraqitje të jashtëzakonshme, Shaqiri u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 9.5.

33-vjeçari pati gjithashtu katër pasime kyçe në këtë ndeshje, kompletoi 24 pasime, pati edhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.

Shaqiri fitoi gjithashtu katër duele me kundërshtarët duke kompletuar kështu një ndeshje fantastike.

Deri tani në total ai ka luajtur në 29 ndeshje në Superligën e Zvicrës, ku ka arritur të shënojë 14 gola dhe të japë 17 asiste, njofton oranews.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ANTOLOGJIA MAROKENE HAP DYERT PËR POEZINË E DASHNIM HEBIBIT – KUR...

0
Përgatiti: Besnik H. Luma Nga Zvicra drejt Marokut dhe kontinenteve të tjera, krijimtaria e PhD. Dashnim Hebibit po bëhet pjesë e një udhëtimi letrar ndërkombëtar....