HomeSportiPresidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti motrat kampione

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti motrat kampione

-

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur vashat e arta të sportit të gjimnastikës. Është fjala për Lisa dhe Vilëza Zeqiri. Motrat e jashtëzakonshme dhe kampione.

“Presidentja Osmani priti në takim gjimnastet kampione motrat Lisa dhe Vilëza Zeqiri, të cilat janë pjesë e klubit të Gjimnastikës “Elita” si dhe trajneren e tyre Abeliana Bregun. 

Vilëza dhe Lisa e njoftuan Presidenten Osmani për angazhimin e tyre në sportin e gjimnastikës, sukseset e vazhdueshme ndër vite në këtë sport dhe planet e tyre për të ardhmen. Po ashtu, edhe trajnerja e tyre Abeliana foli për sfidat që kanë në këtë sport dhe ecurinë e të ardhmes së klubit “Elita”. 

Presidentja Osmani theksoi se suksesi i Lisës dhe Vilëzës në gjimnastikë, tregon se sportistëve në secilin sport duhet t’u ofrohet mundësia për përkrahje në mënyrë që ata të arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare dhe t’i sjellin rezultate të mira Republikës së Kosovës, pasi ata janë promovimi më i mirë i vendit tonë”, njofton Presidenca. / K.Goca

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ANTOLOGJIA MAROKENE HAP DYERT PËR POEZINË E DASHNIM HEBIBIT – KUR...

0
Përgatiti: Besnik H. Luma Nga Zvicra drejt Marokut dhe kontinenteve të tjera, krijimtaria e PhD. Dashnim Hebibit po bëhet pjesë e një udhëtimi letrar ndërkombëtar....