HomeSportiKosova mëson kundërshtarët e mundshëm për “play-offin” e Botërorit 2026

Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për “play-offin” e Botërorit 2026

-

Pas mbylljes së kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Botëror të vitit 2026, Kosova edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e “play-offit” të Botërorit. Kosova përfundoi e dyta në Grupin B me 11 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje, teksa Zvicra shkon në Botëror direkt me 14 pikë.

E, tash, Kosova i ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm në “play-offin” e Botërorit.

Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë të “play-offit”, së bashku me Shqipërinë. Nga katër vazo, Kosova e Shqipëria do të përballen me kundërshtarë nga vazo e dytë.

Aty janë pjesë Sllovakia, Republika e Çekisë, Uellsi dhe Polonia.

Nga këta kundërshtarë, Kosova do të përballet me njërin prej tyre në gjysmëfinale të “play-offit”.

Në finale, Kosova mund të përballet me një kombëtare nga vazoja e parë, e aty janë: Italia, Danimarka, Turqia dhe Ukraina.

Shorti për “play-offin” e Botërorit do të mbahet të enjten me fillim nga ora 13:00, transmeton Bsot.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dua Lipa pjesë e GTA 6? Kënga “Go Easy” pritet të...

0
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pritet të jetë një nga emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare që do të përfshihet në projektin...