HomeSportiKandidatët për pankinën e Realit në sezonin e ardhshëm

Kandidatët për pankinën e Realit në sezonin e ardhshëm

-

Real Madrid po lëviz intensivisht në tregun e trajnerëve, mes dyshimeve në rritje për vazhdimësinë e Alvaro Arbeloa në krye të stafit teknik për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve nga medioat iberike, në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e “Los Blancos” është shtuar edhe trajneri italian Massimiliano Allegri, përkrah portugezit José Mourinho. Ndërkohë, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera të profilit të lartë, si gjermani Jurgen Klopp, argjentinasi Mauricio Pochettino dhe francezi Didier Deschamps.

Megjithatë, opsioni që Arbeloa të vazhdojë në stol nuk është përjashtuar plotësisht. Ai gëzon mbështetje nga disa figura brenda dhomave të zhveshjes, çka mund të ndikojë në vendimin final të klubit. Këto zhvillime vijnë pas një sezoni zhgënjyes për Real Madridin, që u eliminua nga Champions League dhe aktualisht ndodhet 9 pikë pas Barcelonës në garën për titullin në La Liga./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në takimin e nivelit...

0
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”. Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë,...