HomeAtdheuHapja e grupkapitullit, ambasada gjermane: Njohje e merituar për Shqipërinë

Hapja e grupkapitullit, ambasada gjermane: Njohje e merituar për Shqipërinë

-

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë e ka përgëzuar Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj për hapjen e grup-kapitullit të gjashtë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ky hap i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit është një njohje e merituar për Shqipërinë si një partner i ngushtë i BE-së në të gjitha çështjet e politikës së jashtme, për angazhimin e saj të palëkundur në organizatat ndërkombëtare dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon”, thuhet në reagim.

“Gjermania është mirënjohëse që ka një aleat dhe partner kaq të besueshëm në një botë të trazuar”, ka theksuar ambasada. “Ne inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri përpjekjet drejt anëtarësimit në BE dhe reformat e nevojshme në të gjitha fushat”, përfundon reagimi i ambasadës së Gjermanisë.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dua Lipa pjesë e GTA 6? Kënga “Go Easy” pritet të...

0
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pritet të jetë një nga emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare që do të përfshihet në projektin...