HomeDiasporaGuvernatori i BQK-së në Frankfurt

Guvernatori i BQK-së në Frankfurt

-

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili ka marrë pjesë në Seminarin e Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), që është mbajtur në Frankfurt, ku është diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe financiare, bashkëpunimin ndërkufitar dhe integrimin e mëtejshëm të Kosovës në sistemin financiar evropian. Përmes një postimi, guvernatori ka bërë të ditur se në këtë seminar, ku morën pjesë guvernatorët e bankave qendrore të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka prezantuar zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet ekonomia e Kosovës.

Ai ka theksuar se, si ekonomi e vogël, e hapur dhe plotësisht e euroizuar, Kosova ka lidhje të ngushta me zhvillimet në hapësirën evropiane.

“Në këtë kontekst, euroja përbën një spirancë të rëndësishme nominale për ekonominë tonë, ndërsa zhvillimet në eurozonë ndikojnë drejtpërdrejt dhe mund të përcillen me shpejtësi në ekonominë vendore”, ka deklaruar ai. Guvernatori ka vlerësuar se integrimi më i thellë ekonomik dhe financiar me Bashkimin Evropian është thelbësor për konvergjencën ekonomike të Kosovës, forcimin e qëndrueshmërisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar edhe të ardhmes së pagesave evropiane, përfshirë Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), pagesat e shpejta dhe zhvillimet rreth euros digjitale.

Në këtë drejtim, guvernatori ka prezantuar progresin e Kosovës drejt përfshirjes në SEPA, duke bërë të ditur se aplikimi zyrtar është dorëzuar më 6 nëntor 2026 në Këshillin Evropian të Pagesave. Sipas tij, ky proces paraqet një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të pagesave ndërkufitare në euro, duke synuar që ato të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe më të përballueshme për qytetarët dhe bizneset.

Po ashtu, ai ka theksuar rëndësinë e fillimit të funksionimit të Sistemit të Pagesave të Shpejta të Kosovës (TIPS-K), përmes platformës TIPS Clone, të zhvilluar dhe operuar nga Banka e Italisë.

Ky sistem synon të mundësojë transfere të menjëhershme dhe të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës së pagesave në vend.

Guvernatori ka nënvizuar edhe rëndësinë që Kosova të përcjellë nga afër zhvillimet lidhur me euron digjitale, duke vlerësuar se dialogu profesional dhe bashkëpunimi teknik me BQE-në dhe bankat e tjera qendrore janë të rëndësishme për përgatitjen e sektorit financiar për ndryshimet e ardhshme.

Në fund, ai ka theksuar se bashkëpunimi me institucionet evropiane dhe bankat qendrore partnere mbetet i rëndësishëm për avancimin e reformave, ruajtjen e stabilitetit financiar dhe përafrimin e sektorit financiar të Kosovës me standardet evropiane./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci fton qytetarët të vizitojnë kazermat e FSK-së për Ditën e...

0
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka ftuar qytetarët që sot, më 27 nëntor, të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës...