HomeFoto LajmDrita Hajdari dekorohet me medalje nga Ambasadori i Francës

Drita Hajdari dekorohet me medalje nga Ambasadori i Francës

-

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, sot i dorëzoi Drita Hajdarit medaljen e Kalorësit të Urdhrit Kombëtar të Meritës, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Kjo mirënjohje nga Franca shpërblen veprimtarinë e shquar të Hajdarit të realizuar falë angazhimit të saj profesional.

Ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Hajdari, është shquar me guximin, integritetin dhe vendosmërinë e saj për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ceremonia e ndarjes së çmimit është bërë në Rezidencën e Francës, në prani të familjes, miqve dhe kolegëve të saj, si dhe autoriteteve vendore e ndërkombëtare, njofton rtk.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ERNEST MUÇI NË RADARIN E ROMËS

0
Paraqitjet mbresëlënëse me Trabzonspor-in dhe Kombëtaren shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e Gian Piero Gasperinit. Roma raportohet se është e gatshme të investojë 22 milionë...