HomeSportiDortmund ka marrë fitoren e katërt rresht

Dortmund ka marrë fitoren e katërt rresht

-

Dortmund ka marrë fitoren e katërt rresht, duke mposhtur 0-2 Stuttgart në transfertën e luajtur në “MHPArena”, e vlefshme për javën e 28-të të Bundesligës. Pjesa e parë u mbyll 0-0, pa ndonjë rrezik serioz për secilin nga të dy ekipet.

Edhe pjesa e dytë ishte në të njëjtin ritëm, por surpriza ndodhi në minutat shtesë, aty ku Dortmund shënoi dy gola me dy lojtarë të futur si zëvendësues në pjesën e dytë.

Nga 5 minuta shtesë që u dhanë, në minutën e tretë ishte Karim Adeyemi që zhbllokoi shifrat dhe gjeti rrjetën me një goditje të bukur brenda zonës.

Në minutën e fundit shtesë, ishte Julian Brandt që vulosi fitoren 0-2, pas asistit të Fabio Silva. Borussia Dortmund mbetet në vendin e dytë me 64 pikë, 9 pikë më pak se Bayerni kryesues. Stuttgart mbetet në vendin e 4-të me 53 pikë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHQIPËRIA MBLEDH MBI 83 MIJË TIFOZË NË NATIONS LEAGUE, HELSINKI REGJISTRON...

0
Kuqezinjtë janë ndjekur nga gjithsej 83,619 spektatorë në gjashtë ndeshjet e këtij edicioni të Nations League. Mbi 55 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm...