HomeKrijimtariANGELA KOSTA - ARRATI SHPIRTËRORE

ANGELA KOSTA – ARRATI SHPIRTËRORE

-

Ti u largove
Thjesht me ikjen tënde
Rende qorrsokakeve me vetveten endacake
Në kërkim të një strehe kujtimesh ndër muzgje
Mes fjalësh dallgëzuese pa zë.

Ti u largove pa thënë asgjë
Lëshove britmën mbytëse, ngashëryese
E çoroditur reve pa qiej u degdise
Dhe mbete mes ëndrrash, dëshirash të rilindje.

Mbete aty ku ishte fundi i fillimit
Meditimeve pa vizione,
Rrjedhës së lumenjve lotues
Brigjeve në shpirt burgosur.

Ti ike këmbëzathur
Zhveshur nga i yti imazh
Jetën mbi kështjella rëre sfidoje
Në grimca mendimesh zhyteshe.

Largohesh përtej kufirit të durimit
Shfaqur në duart e ftohta
Ndër sy, vegim i mjegulluar
Nën sinfoninë e fatit.

Ti u largove thjesht me ikjen tënde
Tradhëtove vetveten e vehtes
Si feniksi hirit flakërues
Fluturimthi, lirinë epokave ua përcjell…

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në takimin e nivelit...

0
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”. Me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë,...