HomeAtdheuKurti takohet sërish me Abdixhikun

Kurti takohet sërish me Abdixhikun

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe sot është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur po zhvillohen diskutime rreth çështjes së presidentit.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare, burime brenda institucioneve bëjnë të ditur se në fokus të bisedimeve pritet të jenë zhvillimet e fundit për presidentin dhe koordinimi ndërpartiak.

Ky takim shihet si vazhdim i përpjekjeve për të arritur konsensus mes pozitës dhe opozitës për tema me interes shtetëror, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë deklarim publik pas përfundimit të tij./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dua Lipa pjesë e GTA 6? Kënga “Go Easy” pritet të...

0
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pritet të jetë një nga emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare që do të përfshihet në projektin...