HomeAtdheuKurti: Qeveria e re menjëherë pas certifikimit të rezultateve

Kurti: Qeveria e re menjëherë pas certifikimit të rezultateve

-

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e tij dhe të formohet qeveria e re. Ai thekson se një nga vendimet më të rëndësishme në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi me partitë tjera do të shihet shumë shpejt për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.

Kurti nënvizon gjithashtu se Kosova nuk duhet të vonohet në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore, përfshirë edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dua Lipa pjesë e GTA 6? Kënga “Go Easy” pritet të...

0
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pritet të jetë një nga emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare që do të përfshihet në projektin...