HomeEKSKLUZIVETrump diskuton ofertën e re të Iranit

Trump diskuton ofertën e re të Iranit

-

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një diskutim me ndihmësit e tij të sigurisë kombëtare lidhur me një propozim të ri nga Irani për zgjidhjen e konfliktit me Teheranin.

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila sqaroi se nuk mund të japë një vlerësim për ofertën, por theksoi se kërkesat përfundimtare të Trump mbeten të pandryshuara.

Sipas saj, propozimi përfshin hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe diskutimin e programit bërthamor të Iranit në një fazë të mëvonshme. Megjithatë, Trump kërkon që kjo ngushticë të hapet dhe që Irani të dorëzojë uraniumin e pasuruar.

“Nuk do të thoja se po e shqyrtojnë. Do të thoja vetëm se pati një diskutim këtë mëngjes që nuk dua ta paraprij dhe jam e sigurt se do të dëgjoni drejtpërdrejt nga presidenti për këtë temë”, u shpreh Leavitt, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FLAMURI AMERIKAN NJË SIMBOL I KUJTESËS, SOLIDARITETIT DHE MIRËNJOHJES

0
Nga Agim Rexhepi Ky flamur qëndroi në gjysmë shtizë para shtatores së Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë, më 17 shkurt 2026, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar...