HomeKulturaFansat e Eurovizionit votojnë Shqipërinë, kënga "Zjerm" ndër më të pëlqyerat

Fansat e Eurovizionit votojnë Shqipërinë, kënga “Zjerm” ndër më të pëlqyerat

-

Shkodra Elektronike, fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, po përgatitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025, i cili do të mbahet në Bazel të Zvicrës.

Kënga “Zjerm” po merr reagime mjaft pozitive nga fansat e Eurovizionit, të cilët e vlerësojnë si një nga këngët më unike dhe moderne që Shqipëria ka sjellë në këtë kompeticion, ku është edhe një ndër krijimet më të votuara.

Shkodra Elektronike me këngën e tyre “Zjerm” do të interpretojnë të tetët në radhë në gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit të këtij viti.

Me një stil eksperimental dhe një frymë elektronike, Shkodra Elektronike synon të lërë gjurmë në edicionin e pritshëm të këngës europiane./ Xhilda Kondi, rtsh

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova dhe Turqia synojnë thellimin e partneritetit strategjik, Ahmeti zhvillon konsultime...

0
Në fokus të takimit ndërmjet zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, Kemal Mehmet Bozay, ishin marrëveshjet në fushën...