HomeAtdheuProtesta 28 nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar, pesë vijojnë të...

Protesta 28 nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar, pesë vijojnë të shtruar te Trauma

-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar përditësimin paraprak mbi personat që kërkuan ndihmë mjekësore pas protestës së 28 nëntorit 2026, bazuar në të dhënat e mbledhura nga strukturat spitalore.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej 50 persona, mes të cilëve 17 efektivë policie, 21 protestues, 6 gazetarë dhe 6 kalimtarë.

Pesë prej tyre vijojnë të qëndrojnë të shtruar nën kujdesin mjekësor, duke përfshirë një punonjës policie, dy protestues, një gazetar dhe një kalimtar.

Njëri prej protestuesve të shtruar është paraqitur me kontuzion të bulbit okular, pa trup të huaj në sy, dhe po ndiqet në vijimësi nga mjekë të specializuar. Pjesa tjetër e personave të trajtuar në këtë spital janë larguar pas rekomandimit mjekësor.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, ku përfshihen 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet. Të gjithë personat e trajtuar në këtë qendër spitalore janë larguar me këshillën e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët:

• 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
• 21 protestues, 2 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Njëri prej të shtruarve është paraqitur me kontuzion i bulbit ocular ( jo me trup të huaj në sy ). Po ndiqet në vijimësi nga mjekët e specializuar.
• 6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
• 6 kalimtarë, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:
• 8 efektivë policie
• Një protestues
• Një punonjës sigurie
• Një deputet

Të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nëntori i shqiptarëve…

0
Nga: Dr. Gazmend Kapllani Nëntori është muaji i ngjarjeve dhe i festave më të mëdha të shqiptarëve. Është gjithashtu muaji i gjëmave dhe i tragjedive...