HomeEKSKLUZIVENëntori i shqiptarëve...

Nëntori i shqiptarëve…

-

Nga: Dr. Gazmend Kapllani

Nëntori është muaji i ngjarjeve dhe i festave më të mëdha të shqiptarëve. Është gjithashtu muaji i gjëmave dhe i tragjedive të mëdha. Më 8 nëntor 1941 u themelua, nën mbikëqyrjen e komunistëve jugosllavë, Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila do të shndërrohej në një organizatë dhe regjim terrori të paparë në historinë e shqiptarëve. Më 29 nëntor 1944, çlirimi nga pushtuesit e huaj u pasua njëkohësisht nga pushtimi prej komunistëve vendas, të cilët, qysh në orët e para të sundimit të tyre, e bënë të qartë se besonin vetëm tek pushteti absolut, dhuna dhe terrori.

29 Nentori shenon momentin kur historia jone behet me e ngaterruar se kurre sepse e keqja e madhe Shqiptareve u erdhi nga brenda. Dhe dicka e tille kerkon nje perballje te veshtire dhe te duruar me historine dhe veten. Në një vend që do donte ta njihte pak më mirë veten, 29 nëntori mund të shndërrohej në një ditë pajtimi kombëtar me diskutime dhe reflektime mbi aspektet tragjike të historisë sonë, mbi dallimin thelbësor midis dy koncepteve: çlirimit dhe lirisë. Më 29 nëntor Shqipëria u çlirua nga pushtimi i huaj, por shqiptarët e humbën lirinë për pothuajse gjysmë shekulli.

Sidoqoftë, 29 nëntori nuk është vetëm përvjetori i gezuar i çlirimit të Shqipërisë dhe i humbjes tragjike së lirisë. Është edhe përvjetori i lindjes së Jeronim De Radës. Autobiografia e tij (Autobiologia), botuar në italishten e kohës në vitet 1898–1899 eshte per mendimin tim nje nga librat me te rendesishem te Rilindjes sone kombetare. Aty De Rada rrëfen jetën e vet, nga lindja në vitin 1814 ne një fshat arbëresh të Kalabrisë, Makji (Macchia), te rrugëtimi i tij personal, intelektual dhe politik në një epokë të trazuar dhe transformimesh te medha kudo ne Europe.

De Rada është një rrëfimtar i jashtëzakonshem. Një studiues bashkëkohor i identiteteve do gjente në këtë libër një lëndë mahnitëse, sidomos në faqet ku De Rada flet për ekzistencën e tij midis dy gjuhëve dhe dy kulturave, asaj italiane dhe asaj arbërore: dy gjuhë dhe dy kultura që ai i deshi dhe i kultivoi me pasion të madh. Nga kjo pikëpamje, De Rada është një intelektual thellësisht modern, ashtu siç është një shkrimtar katërcipërisht bashkekohor, që ekziston dhe krijon në dy gjuhë njëkohësisht. E vërteta është se shumë prej rilindësve tanë, patriotë të mëdhenj, kanë ekzistuar, menduar dhe krijuar në disa gjuhë dhe kultura njëkohësisht. Naim Frashëri dhe Sami Frashëri janë vetëm dy nga shembujt më të spikatur. Një studiues i sotëm do t’i quante intelektualë të avangardës. Dhe të tillë janë vërtet.

Kontributi i De Radës në formësimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit modern shqiptar është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Sidomos kur mendon faktin se ka jetuar dhe krijuar ne nje periudhe ku ideja e identitit kombetar shqiptar nuk ishte mbruajtur ende ne trajtat e saj bashkekohore. Përmes veprës së tij, përfshirë edhe autobiografinë, ai është pa dyshim një nga arkitektët kryesorë të asaj që Benedict Anderson e quan «bashkësi e përfytyruar» kombëtare, një nga themeluesit e mitologjisë kombëtare shqiptare. Faqet që De Rada u kushton gjuhës shqipe dhe identitetit arbëror në Autobiografinë e tij janë sa të bukura, aq edhe të mençura.

Por, duke rilexuar disa pjesë të librit keto dite, ajo që më bëri përsëri përshtypje të veçantë ishte këmbëngulja dhe perpjekja e tij e madhe e tij për të ruajtur pavarësinë intelektuale dhe lirinë e mendimit. De Rada është i shume i rrepte ndaj atyre politikanëve dhe intelektualëve që e shfrytëzojnë patriotizmin për të promovuar veten dhe per te grabitur vendin dhe popullin e tyre. Keta lloj pseudo-intelektualesh ai i quan “njerez qe ne te vetete nuk besojne dhe nuk duan asnje atdhe”. De Rada është veçanërisht përçmues ndaj intelektualëve që ia nënshtrojnë bindjet dhe lirinë e mendimit pushtetit dhe që janë të gatshëm të shesin gjithçka për hir të interesave të tyre meskine. Vetë De Rada pagoi nje kosto te larte per te mbetur i lire dhe per te ruajtur pavaresine e tij intelektuale. Ajo qe eshte mahnitese eshte se ne asnje cast ne autobiografine e tij nuk luan viktimen por i del zot qendrimeve dhe mendimeve te tij duke mos prituar asnje lloj njohje apo shperblimi.

Autobiografia e tij, megjithëse e shkruar në italisht, meriton, për mendimin tim, të konsiderohet si libri i parë autobiografik i letërsisë moderne shqiptare. Në thelbin e saj, ajo është një vepër katërcipërisht bashkekohore. Nje liber per tu studiuar per sa i perket stilit dhe permbajtjes. Një rrefim frymezues për këdo që beson tek forca emancipuese e dijes dhe tek liria e mendimit, per te gjithe ata jane te gatshëm të paguajnë një çmim të lartë për të mbetur besnik ndaj vetvetes dhe fjalëve të De Radës:

«Ov’era nato libero schivo d’imperio.»

«I lirë dhe i huaj ndaj çdo nënshtrimi.»

Dr. Gazmend Kapllani është drejtor i Katedres së Albanologjisë Hidai “Eddie” Bregu në Universitetin DePaul ne Cikago.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protesta 28 nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 61 të lënduar, pesë vijojnë...

0
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar përditësimin paraprak mbi personat që kërkuan ndihmë mjekësore pas protestës së 28 nëntorit 2026, bazuar në...