HomeSportiEvertoni dhe Liverpooli, u ndanë në barazim 1:1

Evertoni dhe Liverpooli, u ndanë në barazim 1:1

-

Të dyja skuadrat luftuan deri në fund, por asnjëra nuk arriti ta fitojë këtë përballje.

Liverpooli kaloi i pari në epërsi, por nuk arriti ta ruante avantazhin deri në fund. Në minutën e 5-të, pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Dominik Szoboszlai dhe Florian Wirtz, mesfushori hungarez u gjend në pozitë të favorshme për goditje në hyrje të zonës së rreptësisë.

Szoboszlai nuk gaboi dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për 0:1. Evertoni barazoi në minutën e 25-të, pas një autogoli të Jeremie Frimpong. Pas ekzekutimit të goditjes së lirë, topi u devijua nga futbollisti i Liverpoolit dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin 1:1.

Liverpooli renditet në vendin e katërt me 22 pikë, pesë më shumë se Evertoni, që zë pozitën e tetë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

VATRA BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR DHE...

0
Nga: Sokol Paja New York, 27 Nëntor 2026 - Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, fuqia patriotike, kulturore e kombëtare e shqiptarëve të Amerikës, bashkoi vëllazërisht...

Nëntori i shqiptarëve…