HomeDiasporaBashkatdhetarët në Rijekë kremtojnë Ditën e Flamurit, pjesëmarrës edhe ambasadori Martin Berishaj

Bashkatdhetarët në Rijekë kremtojnë Ditën e Flamurit, pjesëmarrës edhe ambasadori Martin Berishaj

-

Bashkatdhetarët shqiptarë në Vishkovo, pranë Rijekës në Kroaci, kanë shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, në një atmosferë festive, me këngë, poezi dhe emocione. Manifestimi u organizua nga Bashkësia Shqiptare e Prefekturës Bregdetaro-Malore, me seli në Rijekë, Këshilli Shqiptar i Qytetit të Rijekës dhe ai i Prefekturës, si dhe Bashkësia Shqiptare “Rilindja” nga ishulli i Cresit.

Në këtë aktivitet mori pjesë ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i shoqëruar nga stafi i Ambasadës, si dhe konsulli i nderit i Kosovës për Prefekturën e Istrës dhe atë Bregdetaro-Malore, Gjergj Lekaj.

Në emër të Ambasadës së Shqipërisë ishte i pranishëm diplomati Shkëlzen Logu. Pjesëmarrëse ishin edhe Ermina Duraj, shefe e Departamentit Administrativ për Çështjet e Prefektit dhe Kuvendit të Prefekturës Bregdetaro-Malore, si dhe Ermina Lekaj Përlaskaj, këshilltare e posaçme e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ambasadori Berishaj përcolli urimet e institucioneve të Kosovës për këtë festë kombëtare.

Ai rikujtoi rrugëtimin historik të popullit shqiptar, sakrificat e brezave dhe rolin e pushkës e të penës në përpjekjet për liri, duke theksuar rëndësinë e veçantë që ka 28 Nëntori për shqiptarët, kudo që jetojnë.

Komuniteti shqiptar në Prefekturën Bregdetaro-Malore dhe atë të Istrës përbën një pjesë të rëndësishme të jetës shumëkulturore të kësaj pjese të Kroacisë. Përmes organizimeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, shqiptarët vazhdojnë të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në bashkëjetesën dhe zhvillimin e shoqërisë kroate./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga botimet e rralla te Abetarja e vitit 1942, 107 libra...

0
Një koleksion prej 107 librash kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut është prezantuar në Elbasan, në kuadër të aktiviteteve për festat e Nëntorit. Pas këtij koleksioni...