Nga Zize PEPSHI, Zvicër
Të dua ty kur të kam dhe kur s’të kam,
Edhe atëherë kur bota bie në gjumë,
Pa ty dhe me ty, çdo ditë e natë që jam,
Ti brenda meje je e vetmja zhurmë.
Të dua ty tek zgjohem çdo mëngjes,
Sepse më je vetë cicërima e jetës,
Edhe nëse mbushem plot me dert e shpresë,
Unë kapem pas trungut, pas të vërtetës.
Të dua ty në diell dhe stuhi,
Edhe kur acari dhëmbët fort i shtrëngon,
Veçse unë kam diku një shtëpi,
Që me oxhakun e zemrës sate më ngrohon.
Të dua
Shumë Ty…










































