HomeAtdheuKurti: Fundjava, vendimtare për arritjen e një marrëveshje

Kurti: Fundjava, vendimtare për arritjen e një marrëveshje

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. “Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, tha Kurti.

Kosova ndodhet në ditët vendimtare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje deri më 6 tetor.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FLAMURI AMERIKAN NJË SIMBOL I KUJTESËS, SOLIDARITETIT DHE MIRËNJOHJES

0
Nga Agim Rexhepi Ky flamur qëndroi në gjysmë shtizë para shtatores së Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë, më 17 shkurt 2026, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar...