HomeSportiArsenali fiton 0-4 kundër Leeds United

Arsenali fiton 0-4 kundër Leeds United

-

Arsenali ka marrë një fitore bindëse në udhëtim ndaj Leeds United, duke triumfuar 0-4. Skuadra e Mikel Artetës kishte tre ndeshje pa fitore. Topçinjtë dominuan takimin që në fillim dhe kaluan në avantazh në minutën e 27-të, kur Martin Zubimendi shënoi me kokë pas harkimit të saktë nga Noni Madueke.

Ky i fundit ishte protagonist edhe te goli i dytë në minutën e 38-të. Krosimi i tij nga këndi përfundoi në rrjetë, por pasi topi u devijua me kokë nga portieri Darlow. Në pjesën e dytë, Arsenali vijoi me ritëm të lartë dhe në minutën e 69-të suedezi Viktor Gyokeres ‘vulosi’ fitoren pas një asistimi nga Gabriel Martinelli. Në minutën e 86-të, Gabriel Jesus realizoi një gol spektakolar, duke dribluar mbrojtësin dhe më pas edhe portierin e Leedsit, transmeton kjone.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FLAMURI AMERIKAN NJË SIMBOL I KUJTESËS, SOLIDARITETIT DHE MIRËNJOHJES

0
Nga Agim Rexhepi Ky flamur qëndroi në gjysmë shtizë para shtatores së Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë, më 17 shkurt 2026, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar...