HomeDiasporaAmbasadori Ylber Sela merr pjesë në ceremoninë e 55-vjetorit të Festës Kombëtare...

Ambasadori Ylber Sela merr pjesë në ceremoninë e 55-vjetorit të Festës Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe në Berlin

-

BERLIN, 25 nëntor 2026 – Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela, siç mëson HALF24.ch mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Berlin, me rastin e 55-vjetorit të Festës Kombëtare të këtij vendi, e njohur si “Eid Al Etihad”. Në këtë aktivitet diplomatik, i cili mblodhi përfaqësues të institucioneve gjermane, ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Berlin, ambasadori Sela përcolli urimet e tij për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke vlerësuar progresin dhe arritjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Pritja shërbeu gjithashtu si një mundësi për forcimin e kontakteve diplomatike dhe zhvillimin e dialogut mes përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.

Në margjinat e aktivitetit, ambasadori Sela zhvilloi biseda miqësore me homologë dhe përfaqësues të tjerë të diplomacisë ndërkombëtare. Gjatë takimeve u riafirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zgjerimin e shkëmbimeve në fusha me interes të përbashkët. Pjesëmarrja e ambasadorit Ylber Sela në këtë aktivitet dëshmon angazhimin për ruajtjen e marrëdhënieve të mira diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të përfaqësimit të Maqedonisë së Veriut në Gjermani./HALF24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime mbi Ligjin për Specialen:...

0
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të zhvilluar konsultime me Kosovën...