HomeAtdheuSali: 28 Nëntori na kujton përgjegjësinë për ta forcuar lidhjen kombëtare

Sali: 28 Nëntori na kujton përgjegjësinë për ta forcuar lidhjen kombëtare

-

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në pritjen solemne që Ambasada e Republikës së Shqipërisë organizoi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sali ishte i ftuar i Ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani. Për të, kjo është një ditë që kujton historinë, sakrificën dhe rrugëtimin kombëtar.

“Një ditë që na kujton historinë, sakrificën dhe rrugëtimin tonë kombëtar, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur dhe forcuar lidhjen tonë kombëtare, duke ecur së bashku drejt së ardhmes evropiane”, shkroi Sali në një postim në rrjetet sociale.

Në fund të mesazhit, ai uroi “Gëzuar 28 Nëntorin!”./OP

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime mbi Ligjin për Specialen:...

0
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të zhvilluar konsultime me Kosovën...