HomeAtdheuKUVENDI MIRATON NË PARIM BUXHETIN E VITIT 2027, 80 VOTA PRO DHE...

KUVENDI MIRATON NË PARIM BUXHETIN E VITIT 2027, 80 VOTA PRO DHE 25 KUNDËR

-

Pas rreth 14 orësh debat mes pozitës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar në parim Buxhetin e vitit 2027, duke i hapur rrugë procedurave të mëtejshme parlamentare për këtë dokument të rëndësishëm financiar.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend morën pjesë 103 deputetë të pranishëm në sallë. Buxheti për vitin 2027 u miratua me 80 vota pro dhe 25 kundër, pas një seance maratonike, gjatë së cilës përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës shpalosën qëndrimet dhe argumentet e tyre lidhur me projektbuxhetin. Krahas buxhetit, deputetët votuan edhe disa ndryshime të rëndësishme ligjore që janë pjesë e paketës fiskale për vitin e ardhshëm. Konkretisht, ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat morën 80 vota pro dhe 25 kundër. Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratuan me 80 vota pro dhe 24 kundër. Po ashtu, ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore morën 80 vota pro dhe 24 kundër, ndërsa ligji për taksat kombëtare u miratua me 79 vota pro dhe 24 kundër. Ndryshimet në ligjin për akcizat morën 80 vota pro dhe 25 kundër. Miratimi në parim i Buxhetit 2027 dhe i ndryshimeve përkatëse në legjislacionin fiskal përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të politikave financiare dhe ekonomike për vitin e ardhshëm. Seanca, e karakterizuar nga një debat i gjatë politik, dëshmoi edhe një herë përplasjet mes shumicës parlamentare dhe opozitës lidhur me prioritetet buxhetore dhe drejtimin ekonomik të vendit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FLAMURI AMERIKAN NJË SIMBOL I KUJTESËS, SOLIDARITETIT DHE MIRËNJOHJES

0
Nga Agim Rexhepi Ky flamur qëndroi në gjysmë shtizë para shtatores së Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë, më 17 shkurt 2026, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar...