Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë një mesazh për samitin e Planit të Rritjes (Growth Plan), që po zhvillohet në Tiranë.
Rama ka publikuar një mesazh mirëseardhjeje për takimin që do të mbledhë në një tryezë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.
Samiti zhvillohet me temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa në fokus është procesi i integrimit europian dhe Plani i Rritjes për vendet e rajonit.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Growth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./transmeton euronews









